Sport
Rikthimi i Allegrit te Juventus një dështim katastrofik
Demokracia
15:49 | 12 Maj 2022

Share:

Tani është zyrtare. Në shtëpinë e Juventus, rikthimi i Allegrit është një dështim pothuajse i plotë në të gjitha frontet. Me humbjen në finalen e Kupës së Italisë, bardhezinjtë mbyllin sezonin me zero tituj, duke shënuar vetëm objektivin minimal të vendit të katërt në kampionat.

Një rezultat “katastrofik”, për të përdorur fjalët e vetë trajnerit të bardhezinjve gjatë prezantimit të ndeshjes së madhe të Olimpicos ndaj Interit. Dicka që nuk është parë në Torino prej më shumë se dhjetë vjetësh. Hera e fundit që Juventusi mbeti pa trofe ishte në fakt sezoni 2010/2011.

Në atë kohë, Delneri ishte në stol dhe bardhezinjtë e mbyllën vitin në vendin e shtatë në renditjen e Serie A, duke mbetur gjithashtu në mënyrë sensacionale jashtë Europës.

Një “makth” që tifozët e Juventusit e kishin fshirë falë triumfeve të dekadës në vijim, por që tani rikthehet të nxitsë krahasimet me të shkuarën dhe dyshimet për punën e Allegrit në bankinën e Juventusit.

Me llogari të bëra, në fund të fundit, vetëm vitin e kaluar Andrea Pirlo u shkarkua nga detyra pavarësisht sukseseve në Superkupë dhe Kupën e Italisë. Vendim që tani lë të hapur çdo skenar në Continassa, duke pasur parasysh rezultatet zhgënjyese të aventurës së dytë të Allegrit. /Demokracia.com

Të ngjashme