Sport
Rikthim te Real Madrid, emri i Mourinjos shfaqet papritur si pasues i Ançelotit
Demokracia
12:43 | 20 Tetor 2023

Share:

E ardhmja e Real Madridit pas lamtumirës së Karlo Ançelotit në fund të sezonit duket ende e mjegullt. Janë të shumtë emrat që janë shfaqur në horizont për pasuesin e mundshëm të trajnerit italian.

Por së fundi njëri prej tyre godet më shumë se të tjerët. Është Zhoze Mourinjo, trajneri i Romës, të cilit i skadon kontrata në qershor të 2024-ës dhe që mund të rikthehet në stolin e Realit të Madridit.

Sipas “Mundo Deportivo”, trajneri portugez ka mundësi reale që të ulet sërish në stolin e madrilenëve pas më shumë se 10 vitesh. Sipas lajmit të të përditshmes spanjolle, tifozët dëshirojnë që Mourinjo të drejtojë sërish Realin, pas largimit të Ançelotit.

Të ngjashme