Sport
Rikthehet Superliga, triumfojnë Drita, Prishtina e Ballkani
Demokracia
15:05 | 13 Shkurt 2021

Share:

Me tri ndeshjet që u zhvilluan sot është hapur stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Ballafaqimi kryesor i javës së 19-të është zhvilluar në Gjilan ku u përballën Drita e Llapi. Ka qenë kampionia në fuqi, Drita që ka triumfuar me rezultat minimal 1:0.

Fitore ka shënuar edhe Prishtina ndaj Drenicës në një mot tejet të ftohtë. Bardhekaltrit triumfuan me rezultat 3:1.

Tri pikë të lehtë dhe të pritshme ka marrë Ballkani që e ka mposhtur Besën me rezultat 0:1.

Të kujtojmë se sfidat tjera luhen ditën e hënë, ku ndeshën Feronikeli – Gjilani e Trepça ’89 – Arbëria, derisa dita e diel është e lirë për shkak të zgjedhjeve parlamentare që mbahen në vendin tonë. /Demokracia.com

Të ngjashme