Sot do të startojë faza e grupeve e Champions-it ku që ditën e parë do të rezervojnë duele të luftuara dhe tepër interesante, shkruan Demokracia.com.
Sfida që spikat dhe që do të marrë vëmendjen e mbrëmjes së sotme është dueli Barcelona-Bayern Munich, ndeshje që do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Camp Nou”.
Në fushë zbret dhe Juventusi që do të udhëtojë në Suedinë e largët për tu sfiduar ndaj Malmos, në orën 21:00.
Në anën tjetër kampioni aktual Chelsea, do të luajnë në orën 21:00 në stadiumin “Stamford Bridge” ndaj Zenitit.
Manchester Unitedi i Ronaldos i cili pritet të bëjë debutimin e tij të dytë në Champions me fanellën e “djajve të kuq” do të ndeshen ndaj Young Boys në orën 18:45.
Më poshtë gjeni komplet orarin e ndeshjeve të sotme: /Demokracia.com