Lajme
Rikthehet sistemi TIMS në 2 sportele të Rinasit pas sulmit kibernetik
Demokracia
18:44 | 10 Shtator 2022

Share:

Dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS pas sulmit kibernetik të një dite më parë.

Ministria e Brendshme njoftoi se ekspertët po punojnë për të rikthyer plotësisht sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

Më herët, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, nuk ka asnjë ndërprerje në aeroport

“Fluturimet e nisjes dhe mbërritjes vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim”, – thuhet në njoftim.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

Të ngjashme