Sport
Rikthehet shpirti i Maradonës: River Plate ishte afër për ta mposhtur Boca Juniorsin, por ajo që ndodhi në një moment po i cmendë të gjihë
Demokracia
18:28 | 15 Mars 2021

Share:

Njëri nga ndeshjet më të zjarrta në botë midis Boca Juniors dhe River Plate, e luajtur të dielën, përfundoi në barazim 1:1, transmeton Demokracia.com.

Derbi një nga më të mëdhenj në botë si zakonisht ofroi emocionet e veta por edhe tensionet në fushë. U ndanë dy kartonë të kuq, por në Argjentinë këtë herë po flasin për diçka tjetër.

Për një detaj siç po quhet atje “Detaji  i Shekullit” që ndodhi në minutën e 89-të.

Derisa River ishte në sulm, dhe topi po shkonte në drejtim të portës pasi portieri veç ishte mposhtur, topi çuditërisht mori kahe tjetër dhe u largua nga porta.

Dukej sikur atë po e largon dikush.Kjo bëri që rrjetet sociale në Argjentinë, por edhe më tej, të “çmenden”, duke përmendur fantazmën e të ndjerit Diego Maradona, legjendës së Bocas.

Maradona ishte lojtari i Bocasç ekipin që e deshi gjithmonë, dhe kjo po mjafton që në Argjentinë të flitet se ai u kthye për ta shpëtuar skuadrën e tij./Demokracia.com

Të ngjashme