Lajme
Rikthehet ora policore në Kosovë, deri në këtë orë lejohet të dilni
Demokracia
17:00 | 28 Gusht 2021

Share:

Qeveria e Kosovës aktualisht po mban mbledhjen e radhës, në të cilën janë vendosur masa të reja kundër Covid-19.

Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Në mbledhjen e Qeverisë është konfirmuar se fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë deri më 13 shtator, raporton Demokracia.com.

Po ashtu, të gjithë personat, pavarësisht shtetësisë, janë të obliguar të paraqesin në hyrje dëshminë e vaksinimit, testin PCR të 72 orëve të fundit ose atë serologjik të 30 ditëve të fundit, në të kundërtën do të vetizolohen për 7 ditë.

Po ashtu, gastronomia do të zhvillojë punën vetëm në ambiente të hapura, deri në orën 21:30.

Të gjitha këto vendime do të hyjnë në fuqi nga nesër./Demokracia.com/

Të ngjashme