Lajme
Rikthehet moti i ftohtë, fundjavë me shi dhe borë
Demokracia
21:23 | 05 Mars 2021

Share:

Parashikohet një fundjavë e ftofët dhe me mundësi të reshjeve të shiut dhe borës.

Nga dita e diel mbi rajon shtrihen fusha anticiklonike që favorizojnë kthjellime, e rrymimet e ngrohta ajrore nga Mesdheu rrisin temperaturat maksimale ditën e hënë.

Në ditët e para të javës së ardhshme sërish pritet shtim i vranësirave, e nga dita e martë dhe mërkurë edhe me reshje shiu, të cilat me rënie të temperaturave edhe mund të përzien me reshje bore mëngjesin e së mërkurës, shkruan Prishtina Weather, përcjell Demokracia.com

Në pjesën e dytë të javës së ardhshme mot i ndryshueshëm, me vranësira e diell, e nuk do të mungojnë edhe të reshurat e shiut

Cilësia e ajrit pritet të shënojë përmirësim ditën e shtunë, pasi që qarkullimi i mirë ajror shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme dhe mesatare.  Nga e diela mbetet në vlera mesatare, por në raste të qetësisë mund të kaloj më gjatë në vlera të dobëta.

6.03 – Mot i ftohtë dhe me erë.  Herët në mëngjes me reshje shiu, që nga rrafshi i Kosovës përzien dhe me reshje bore.  Në vise malore borë.  Deri në mesdite reshjet pushojnë.  Në mbrëmje më ftohtë.

7.03 – Kthjellët dhe me diell.  Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell.  Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

9.03 – Kryesisht me vranësira.  Herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu.  Në vise malore me borë.

10.03 – Kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Herët në mëngjes reshjet e shiut përzien edhe me borë. Në vise malore borë.

Temperaturat pësojnë rënie në fundjavë, e deri të hënën sërish në rritje.

Era do të fryj mesatarisht e fuqishme 7-15m/s ditën e shtunë.  Nga e diela drejtimesht të ndryshme 3-8m/s.

Të ngjashme