Sport
Rikthehet magjia e Champions League, sonte një super-përballje
Demokracia
09:17 | 06 Prill 2021

Share:

Liga e Kampionëve vjen sot me dy superndeshje në kuadër të çerekfinales. Padyshim vëmendja do të jetë në Madrid aty ku përballën dy kampionë të mëdhenj Real Madrid – Liverpool.

Kampioni i Spanjës dhe ai i Anglisë do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale, pozitë kjo që do të sigurohet tek pas dy ndeshjeve të zjarrta që luhet në Madrid e Liverpul, shkruan Demokracia.com.

Akti i parë luhet në kryeqytetin spanjoll aty ku djemtë e Zinedine Zidane, do të kërkojnë një rezultat sa më të favorshëm për takimin e dytë që luhet në Ishullin Britanik.

Ndeshja tjetër që gjithashtu pritet të jetë joshëse është ajo ndërmjet Manchester Cityt e Dortmundit. Futbollistët e Pep Guardiolas janë favoritë të mëdhenj, por për të shënuar fitore duhet një angazhim shumë i madh.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme