Sport
Rikthehet gara më e fortë në botë, Champions League
Demokracia
09:44 | 16 Shkurt 2021

Share:

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me disa ndeshje jashtëzakonisht interesante, shkruan Demokracia.com.

Përkundër pandemisë dhe zhvillimit të tyre pa shikues, Champions League gjithmonë zgjon kërshëri të madhe e ashtu do të jetë edhe sonte.

Në “Camp Nou”, Barcelona e pret kampionin e Francës PGS. Neymar mezi e  ka pritur këtë ndeshje, por një lëndim që pësoi dy javë më herët ja rrezikon maksimalisht sfidën dhe përballjen me Messin.

Në anën tjetër Barcelona që po kalon shumë vështirësi në La Liga, gjitha shpresat për ta shpëtuar vitin i ka te Liga e Kampionëve, dhe mbetet të shihet sesi do të paraqitet skuadra e Ronald Koeman.

Takimi tjetër i mbrëmjes së sotme është ai ndërmjet Leipzig e Liverpoolit. Kampioni aktual  Evropës, Liverpool është shumë keq sa i përket Premierligës, kështu që djemtë e Jurgen Kloop gjitha shpresat i kanë në këtë kompeticion.

Për shkak të situatës së krijuar me pandemi në Angli, kjo ndeshje do të zhvillohet në terren neutral, në Hungari.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00. /Demokarcia.com

Të ngjashme