Sport
Rikthehet emocionet e Ligës së Evropës: 15 ndeshje luhen sonte, vëmendja te Lazio, Lyoni e Napoli
Demokracia
10:17 | 16 Shtator 2021

Share:

Liga e dytë më prestigjioze evropiane, Liga e Evropës rikthehet sonte në program.

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen plotë 15 ndeshje në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve, shkruan Demokracia.com.

Natyrisht se vëmendja është tek skuadrat që pretendojnë trofeun e këtij kompeticioni.

Lazio e Vedat Muriqit dhe Elseid Hysajt ka marrë rrugën drejt Stambollit për t’u ndeshur me Galatasarayn.

Në anën tjetër të kontinentit, Leicester City i bën konak Napolit të Amir Rrahmanit.

Ndërkaq Lyoni i Xherdan Shaqirit ka punë me Rangersin në Skoci pa mesfushorin shqiptar që nuk është grumbulluar.

Këto janë gjitha çiftet e xhiros së parë:

 

Të ngjashme