Pas më shumë se dy muaj pushim, nesër nis të rrokulliset topi edhe në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.
Si kurrë më parë sivjet gara është tejet e nxehtë dhe me rivalitet në të dyja grupet A dhe B pasi shumë skuadra po synojnë vendin e parë që dërgon në elitën e futbollit kosovar.
Në Grupin A nesër në kuadër të javës së 15-të, nga ora 13:00 na pret një sfidë shumë joshëse ku ndeshen rivalët lokalë Trepça e Trepça ’89.
Takim joshës është edhe ai në Grupin B, ku përballen Vushtrria e Fushë Kosova që gjithashtu nis nga ora 13:00. Takimet tjera luhen të shtunën dhe dielën derisa orarin e plotë e gjeni më poshtë. /Demokracia.com