Me dështimin e Paris Saint-Germainit të triumfojë këtë edicion në Ligën e Kampionëve po tallet edhe FC Vushtrria.
Klubi “bardhekaltër” që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës përmes një postimi është tallur me gjigantin francez të futbollit për faktin se ata kanë diçka “të përbashkët”, raporton Demokracia.com.
FC Vushtrria në faqen zyrtare në Twitter ka bërë krahasimin me Paris Saint-Germainin për sa i përket trofeve.
Në rrjetin social nga klubi vushtrrias thuhet se ata dhe PSG-ja kanë të përbashkët kontinentin në cilin jetojnë dhe bëjnë gara, titull të ligës dhe se asnjëra skuadër nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve.
“Paris Saint-Germain dhe FC Vushtrria (nënkupton ne) kanë diçka të përbashkët: ne jemi në Evropë, kemi tituj të ligës dhe asnjëri prej nesh nuk ka trofe të Champions League”, thuhet në faqen zyrtare të Vushtrrisë.
Paris Saint-Germain and FC Vushtrria (meaning us) have something in common: we are in Europe, we have league titles and neither of us has Champions League trophies. #UCL pic.twitter.com/G2RavNV8gc
— FC Vushtrria (@FCVushtrria) May 29, 2022
Vushtrria jo shumë ditë më parë dështoi të rikthehej në elitën e futbollit kosovar kur në barazh u mposht 1:3 nga Malisheva.
Vushtrria fitoi titullin e parë kampion në Kosovë në edicionin 2013/14./Demokracia.com/