Sport
Rikthehet dhuna në futbollin kosovar, përplasen tifozët pas ndeshjes Llapi – Ballkani
Demokracia
16:28 | 12 Mars 2023

Share:

Llapi dhe Ballkani e zhvilluan një ndeshje spektakolare sot, të cilën në fund e fituan llapjanët me rezultat 3:2, ku nuk munguan kthesat në rezultat.

Por, hije të keqe këtij takimi spektakolar i qitën tifozët.

Në fakt, pas përfundimit të ndeshjes, pati përplasje mes tifozëve llapjanë dhe të atyre suharekas, ku nuk mungoi as hedhja e gjësendeve dhe i karrigave në anën kundërshtare.

U desh të intervenonte policia, për t’i qetësuar gjakrat, ndërsa thuhet se ka edhe të arrestuar.

Pra, dhuna u rikthye në futbollin kosovar pas një situate të qetë të kohëve të fundit. /Gazeta Express/

Të ngjashme