Sport
Rikthehet dhuna në basketbollin kosovar, lojtari i Prizrenit përfundon në emergjencë
Demokracia
21:13 | 19 Shtator 2021

Share:

Raportohet se në takimin ndërmjet Trepçës dhe Prizrenit 16 në Superligën e Kosovës në basketboll ka pasur edhe përleshje.

Janë klubi prizrenas që përmes një njoftimi në faqen zyrtare raporton se basketbollisti i tyre, Ivan Koljevic është në emergjencë pasi është sulmuar nga tifozët vendas, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja u raportua se ishte e tensionuar në parket, me “Minatorët” të cilët fituan në fund 97:90.

Ende nuk dihet se nga rrjedhi kjo situatë, sidoqoftë pritet që të zbardhet shpejt.

Postimi i plotë i KB Prizreni 16 (pa ndërhyrje):

“Përfundoi ndeshja : TREPÇA – PRIZRENI 16  97:90

Pas perfundimit te ndeshjes disa shikues sulmuan lojtarin Ivan Koljevic i cili tani me gjendet ne emergjenc.

Veprime te pa duhura qe zbehin imazhin e basketbollit e aq me shume nje trilleri basketbollistik e cila u zhvillua me loje burerore.

Tani mbetet ne dore te FBK-së për vendim korekt ngase Propozicionet e garave thojne :

EKIPA NIKOQIRE ËSHTË PËRGJEGJËS PËR SIGURIMIN E MUSAFIRËVE , PARA , GJATË DHE PAS PËRFUNDIMIT TË NDESHJES.

E kjo qka ndodhi ishte në interval e lojës. Tani organet kompetente le të vendosin.

#oneteam

Dhuna nuk ka vend në palestër”. /Demokracia.com

Të ngjashme