Sport
Rikthehet Balotelli, sulmuesi debuton me dy gola tek Adana
Demokracia
07:58 | 02 Tetor 2023

Share:

Debutim shumë i mirë për Mario Balotellin tek Adana Demirspor, në rikthimin e sulmuesit italian në klubin turk, pas një eksperience të dështuar në Sion të Zvicrës.

Sulmuesi nisi dhe shënoi dy golat e parë të fitores 4-0 të Adanas ndaj Alanyaspor, në xhiron e 7-të të Superligës së Turqisë.

Në minutën e 30-të, italiani hapi rezultatin dhe në 47′ shënoi të dytin, duke u zëvendësuar pas një ore lojë nga M’Baye Niang.

https://twitter.com/anindagol_3/status/1708520253855076640

https://twitter.com/anindagol_3/status/1708529061054574693

 

Të ngjashme