Sport
Rikthehet Anelka: Dikur ishte një yll i futbollit sot përfundon në Ligën e katërt
Demokracia
19:30 | 16 Janar 2021

Share:

Ish-futbollisti i Kombëtares së Francës, Nicolas Anelka ka befasuar me vendimin e fundit që ka marrë. Ai ka pranuar ofertën e skuadrës franceze që luan në Ligën e katër, Jer për ta mbajtur pozicionin e drejtorit sportiv, shkruan Demokracia.com.

Anelka konsiderohej si një yll i futbollit. Ai, luajti për klube të mëdha si Arsenal, Real Madrid, Juventus, Liverpool, PSG, City, derisa karrierën e mbylli pas një aventure në Indi.

Francezi tashmë ka nisur punën dhe dy lojtarët e parë që i ka kontaktuar janë Adil Rami dhe Kabay. Të dy lojtarët janë 35 vjeç dhe nuk pritet shumë nga ta në fushë, por qëllimi këtu është që me emrat e tyre të tërheqë sa më shumë sponsorë. /Demokracia.com

Të ngjashme