Sport
Rihapet gara për titull në Premierligë, Tottenham mund Cityn në “Etihad”
Demokracia
21:25 | 19 Shkurt 2022

Share:

Tottenhami dhe Manchester City ka fituar derbin e xhiros së 26-të në Premier League në “Etihad” te Manchester City me rezultatin 3:2.

Pas 15-të ndeshjeve pa humbje në Premier League skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola u mposht nga Tottenhami.

Ndeshja ishte me raste të shumta shënimi nga të dyja ekipet.

Në minutën e katërt Tottenhami realizoi për 1:0 me Dejan Kulusevski. Asistoi Heung-Min Son.

Vendësit barazuan në minutën e 33-të me Ilkay Gundogan në 1:1.

Në pjesën e dytë londinezët shënuan edhe një herë. Në minutën e 59-të Heung-Min Son shërbeu bukur Harry Kane që nga afërsia shënoi për 2:1.

Në minutat shtesë të ndeshjes City fitoi penallti.

Nga pika e bardhë i saktë u treguar Riyad Mahrez që barazoi në 2:2. Por Spurs nuk u dorëzuan duke shënuar në minutën e 95-të shtesë për 3:2. Dejan Kulusevski haroi brenda zonës derisa Kane realizoi për rezultatin 3:2.

Manchester City pas 26 ndeshjeve është lider në Premier League me 63 pikë. Liverpooli është i dyti me 57 pikë, por ka një ndeshje më pak. Me një fitore të Reds, diferenca mund të ngushtohej në tre pikë.

Tottenhami ka 39 pikë dhe është në pozitën e shtatë.

Të ngjashme