ShowBiz
Rihanna shfaqet me një stil unik të veshjes në shoqëri të partnerit ASAP Rocky gjatë një dalje në qytetin e New Yorkut
Demokracia
14:49 | 24 Gusht 2022

Share:

Rihanna ishte mishërimi i humorit teksa doli me të dashurin e saj ASAP Rocky në New York të marten (23 gusht).

Këngëtarja e “Diamonds”, 34 vjeçe, kishte veshur një fanellë sportive të kaltër me shkëlqim dhe pantallona me kuadrate dhe syze të bardha  teksa po shkonte brenda një ndërtese.

Dalja vjen më pak se një javë pasi ASAP, 33 vjeç, u deklarua i pafajshëm për sulm të rëndë me akuza për armë zjarri në Los Angeles.

Siç bën zakonisht, Rihanna po dukej pa mundim me shumë stil.

Ajo mbante një çantë me print gjarpëri, flokët e saj i la të stiluar në valë dhe të lëshuara deri në bel.

Artistja theksoi fytyrynën e saj me grim mahnitëse natyrale me shkëlqim buzësh dhe skuqje bronzi.

ASAP po dukej gjithashtu elegant me një bluzë të bardhë, pantallona “Gucci” dhe atlete. Ai e mbylli pamjen me një kapelë të zezë të New York Yankees.

Në maj, Rihanna dhe ASAP mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë, emrin e të cilit nuk e kanë zbuluar ende.

Një burim për People në atë kohë tha se dy yjet janë ‘përshtatur’ për të qenë nënë dhe baba dhe  ‘po ia dalin shkëlqyeshëm’.

“Djali i tyre është i shëndetshëm dhe Rihanna është e mahnitur prej tij”, shpjegoi burimi i brendshëm, duke shtuar, “Rihanna mezi largohet nga ana e tij. Ajo është një nënë fantastike’.

Gjatë kohës kur nuk është me fëmijën e saj, ajo i përkushtohet linjës së saj jashtëzakonisht të njohur “Fenty Beauty”.

Marka sapo ka njoftuar një bashkëpunim të ri interesant me kolektivin e artit MSCHF.

Ndërkohë, ASAP – emri i vërtetë Rakim Athelaston Mayers – është përfshirë në telashe ligjore. Javën e kaluar, reperi u deklarua i pafajshëm për një konfrontim i vitit 2021 në Hollywood.

Prokurorët e akuzuan atë se kishte nxjerrë një armë dhe e qëlloi dy herë në drejtim të një ish-miku gjatë një debate.

Ai u deklarua i pafajshëm për dy akuza për sulm me një armë zjarri gjysmë automatike dhe u urdhërua të kthehej në gjykatë më 2 nëntor.

Gjykatsja e Lartë e Los Angelesit, Victoria B. Wilson e urdhëroi reperin të qëndronte larg ish-mikut, reperit Terell Ephron, emri i skenës së të cilit është ASAP Relli dhe i cili ishte anëtar i Rockyt në grupin “ASAP Mob” që filloi në Harlem në 2006.

Mayers dhe dy burra të tjerë u larguan pasi ai qëlloi me armë, tha policia.

I nominuari dy herë për çmimin Grammy u arrestua për herë të parë në incidentin në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles më 20 prill, pas një pushimi me partneren Rihanna dhe u lirua me kusht në të njëjtën ditë.

 

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Mars 2024