ShowBiz
Rihanna prezenton modelen e parë ambasadore që është person shtatshkurtër
Demokracia
15:57 | 28 Shkurt 2021

Share:

Për shumë arsye, marka e të brendshmeve të Rihanna ka fituar një reputacion si një nga emrat më përfshirës në modë dhe përzgjedhja e saj e fundit nuk është ndryshe.

Në fillim të kësaj jave, 23-vjeçarja Tamera McLaughlin u bë ambasadorja e parë shtatshkurtër e Savage x Fenty, duke e bërë njoftimin në një postim në Instagram, transmeton Demokracia.com

Sipas influencueses amerikane, roli që ka marrë nga marka e të brendshmeve është një ëndërr e realizuar.

“Unë ndava ëndrrën time me menaxherin tim,” thotë ajo, “dhe ajo më tha: ‘Ju do të merrni atë që dëshiron, vetëm vazhdo të postosh dhe të bësh bujë në mediat sociale ‘”.

Së bashku, ata organizuan një sesion fotografik me një set Savage x Fenty dhe, McLaughlin shton: “Javën që erdhën të brendshmet e mia të porositura, mora një email ku shkruante që ata kishin parë një nga videot e mia virale dhe Fenty ishte i interesuar të më merrte mua në ekip si ambasadore! Qava menjëherë. Ndodhi kaq shpejt”.

Sigurisht, Rihanna ka nxjerrë në pah vazhdimisht trupa që rrallë i jepet hapësirë ​​në pasarelë, duke hedhur të mbijetuara nga kanceri i gjirit, gra shtatzënë dhe modele mashkullore të ndryshme në përmasat trupore.

Këngëtarja mori vëmendje të ngjashme me Fenty Beauty, duke zhvendosur pritjet e industrisë kur marka filloi me 40 nuanca themelore në 2017.

Përfshirja duket se po paguan edhe financiarisht.

Përderisa shtëpia e saj e modës Fenty e mbështetur nga LVMH kohët e fundit ndaloi punën, marka e saj për të brendshme SavagexFenty arriti një vlerësim prej 1 miliard dollarësh në fillim të këtij muaji./Demokracia.com

Të ngjashme