ShowBiz
Rihanna po akuzohet për mashtrim
Demokracia
13:49 | 17 Dhjetor 2022

Share:

“Savage X Fenty” u akuzua për shkelje të ligjit të Kalifornisë dhe regjistrimin automatik të klientëve në një program me tarifa të përsëritura.

Savage X Fenty, linja e të brendshmeve në pronësi të artistes pop Rihanna, do të paguajë 1.2 milionë dollarë për të zgjidhur një padi që pretendon se kompania e saj mashtron klientët.

Rihanna debutoi linjën e të brendshmeve në vitin 2018, duke ofruar një gamë të gjerë madhësish dhe duke promovuar pozitivitetin e trupit.

Sipas “The East Bay Times”, “Lavender Lingerie LLC”, Savage X Fenty, u akuzua nga qarqet Santa Clara, Santa Cruz, Los Angeles dhe San Diego, plus qytetin e Santa Monica, për shkelje të ligjit të Kalifornisë duke i regjistruar automatikisht klientët në një program “VIP” që kishte tarifa të përsëritura për kartën e kreditit.

“Konsumatorët kanë të drejtë të dinë paraprakisht se për çfarë paguajnë dhe sa shpesh, “tha Jennifer Deng, zëvendës prokurore e qarkut Santa Clara, sipas The Times”.

 

Të ngjashme