ShowBiz
Rihanna na ‘ngacmon’ duke paralajmëruar një këngë të re
Demokracia
16:46 | 25 Mars 2021

Share:

Rihanna e di se çfarë duan njerëzit. Ajo na ka dhënë veshje luksoze, të brendshme femrash me përmasa të mëdha dhe produkte bukurie të arritshme, të larmishme në emrin e saj, por ajo që fansat vërtet duan, është të dëgjojmë përsëri mbretëreshën duke kënduar.

Që nga publikimi i albumit të saj të vlerësuar nga kritikat ANTI, Rih ka bërë shaka me faktin se si fansat e saj nuk mund të durojnë një ditë më shumë pa muzikë të re nga Rihanna, transmeton Demokracia.com

Por tani, ndërsa zogjtë fillojnë të cicërojnë dhe dozat e dyta të vaksinës po jepen, ka një fije shprese.

Në një postim të fundit në Instagram duke falënderuar Zotin dhe mbështetësit e saj për suksesin e vazhdueshëm të Anti, këngëtarja iu përgjigj njërit prej shumë komenteve që kërkonin muzikë të re: “festoni duke lansuar një këngë !!”

“Mendoj se duhet”, u përgjigj Rihanna, me shigjetën drejtuar djathtas dhe një emoji që nënkupton së shpejti. Ajo  shtoi në një koment tjetër “vetëm një”.

Nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të presim./Demokracia.com

Të ngjashme