ShowBiz
Rihanna ironizon me largimin e Trump dhe ardhjen e Biden përmes largimit të plehrave
Demokracia
14:26 | 21 Janar 2021

Share:

Rihanna arriti të shndërrojë një punë të thjeshtë shtëpiake në një homazh për Presidentit Joe Biden dhe ironi për ish – presidentin Trump, kundër të cilit ajo është shprehur hapur, raporton Demokracia.

Të mërkurën, këngëtarja e popit festoi inaugurimin presidencial të Biden me një foto të saj duke nxjerrë plehra – dhe dukej shumë magjepsëse duke e bërë këtë, mund të shtojmë.

Këngëtarja festoi inagurimin e presidencial të Biden me një foto që thoshte më shumë se qindra fjalë.

Rihanna u fotografua e veshur me një bluzë pambuku dhe të brendshme, e mbathur me take të larta rozë, përderisa në të duart mbante qese të zeza plehrash.

Në shënimin poshtë fotografisë shkruhej “Unë jam vetëm këtu për të ndihmuar” me hashtag #wediditJoe./Demokracia.com

Të ngjashme