ShowBiz
Rihanna i bashkohet marshit ‘Stop Asian Hate’
Demokracia
16:28 | 06 Prill 2021

Share:

Rihanna ka treguar mbështetjen e saj për komunitetin aziatik në Amerikë, duke ju bashkuar marshit Stop Asian Hate në New York të dielën.

Këngëtarja po mbante një pankartë në duar përderisa po vallëzonte në rrugët e qytetit, për të ngritur vetëdije lidhur me rritjen e rasteve të krimeve të urrejtjes kundër komunitetit aziatik gjatë muajve të fundit, transmeton Demokracia.com

Edhe asistentja e saj, Tina Truong ishte duke e shoqëruar këngëtare duke dokumentuar të gjithë ngjarjen në Instagram.

Rihanna dukej shumë e dhënë në pjesëmarrjen e saj në demonstratën paqësore, duke krijuar një pankartë personale.

Tina Truong dokumentoi edhe një moment qesharak kur një burrë i kërkon Instagramin e Rihanna’s pa njohur këngëtaren.

Kur këngëtarja i shkruan @badgalriri në telefonin e burrit, ai përgjigjet me mosbesim duke thënë “A je ti!?”/Demokracia.com/

 

Të ngjashme