ShowBiz
Rihanna dhe ASAP Rocky me veshje të çuditshme bëjnë debutimin si çift në Met Gala 2021
Demokracia
13:27 | 14 Shtator 2021

Share:

Ajo shpesh konsiderohet si “Mbretëresha e Met Gala”.

Dhe Rihanna ishte shumë vonë në natën më të madhe të modës të hënën me të dashurin e saj, reperin A$AP Rocky në krah, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 33-vjeçare ishte veshur me një fustan në stilin pallto të markës ‘Balenciaga’. ndërsa ngjiste shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit.

Veshja me porosi, e cila u kurua nga Demna Gvasalia, kishte një jakë dramatike që zvarritej pas qafës së këngëtares duke krijuar një pamje të stilit sirenë.

Këngëtarja e hitit “Disturbia”, e cila po i bënte homazh ‘stilit krejt amerikan’ me pamjen e saj monokromatike, për aksesor kishte zgjedhur një gjerdan diamanti.

Sa i përket makijazhit, Rihanna nxori elegancën e viteve 1920 me vetulla të holla, të rrumbullakosura dhe një buzëkuq të zi.

Sytë e saj ngjyrë gështenjë u përforcuan me një pamje të butë dhe vjollce të rimelit dhe penel me krahë.

Sipas “Vogue”, Rihanna dhe A$AP Rocky ishin mysafirët e fundit që mbërritën.

Reperi 32-vjeçar pozoi pranë të dashurës së tij me një mbulesë të stampuar kryesisht në ngjyrat blu, të kuqe dhe të verdhë.

Të ngjashme