ShowBiz
Rihanna bën daljen e parë publike, pas shtatzënisë!
Demokracia
20:45 | 04 Korrik 2022

Share:

Rihanna të premten bëri daljen e saj të parë publike që nga pritja e një fëmije me partnerin ASAP Rocky, sipas videove të postuara në rrjetet sociale.

Në një klip të shkurtër, këngëtarja mund të shihet duke dalë nga një turmë në Londër në festivalin “Wireless” e veshur me të zeza, ku performoi Rocky, sipas Metro.

Ishte dita e parë e festivalit, i cili këtë vit zhvillohet në Crystal Palace Park në Londër.

Në event, ajo kishte veshur një xhaketë të zezë Prada të zbukuruar me detaje me pupla, flokë të lëshuar dhe një gjerdan argjendi, raporton Elle.

Të ngjashme