ShowBiz
Rihanna bëhet nënë për herë të dytë
Demokracia
18:47 | 22 Gusht 2023

Share:

Rihanna dhe ASAP Rocky tani janë prindër të dy fëmijëve.

Këngëtarja e “Diamonds” dhe partneri i saj mirëpritën djalin e tyre të dytë në fillim të këtij muaji, raporton TMZ.

Rihanna thuhet se lindi në Los Angeles më 3 gusht, gjersa emri i foshnjës nuk është zbuluar akoma.

Yjet tashmë janë prindër të djalit RZA, i cili lindi në maj të vitit 2022.

Artistja e famshme dhe reperi ishin miq prej vitesh përpara se të zyrtarizonin lidhjen e tyre në vitin 2020.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Rihanna foli për shpresat dhe pritshmëritë e saj për mëmësinë në një sërë intervistash gjatë shtatzënisë së parë.

Dhe në “Met Gala” të këtij viti, në maj, ajo foli për Entertainment Tonight në një intervistë në tapetin e kuq se si shtatzënia e saj e dytë ndihej “aq ndryshe” nga e para.

“Është shumë ndryshe nga e para”, tha ajo. “Gjithçka është ndryshe, por unë po e shijoj atë”.

Ylli nga Barbados zbuloi se është shtatzënë me fëmijën e dytë gjatë performancës në “Super Bowl 2023”. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Të ngjashme