Lajme
Rifillon në Kiev gjyqi për krime lufte ndaj ushtarit rus
Demokracia
14:56 | 19 Maj 2022

Share:

Ka rifilluar gjyqi për krime lufte ndaj një ushtari rus që pranoi se ka vrarë një civil të paarmatosur.

Të mërkurën, 21-vjeçari Vadim Shishimarin pranoi se kishte qëlluar Oleksandr Shelipov disa ditë pas fillimit të pushtimit. Ai përballet me burg të përjetshëm, raporton BBC.

E veja e 62-vjeçarit Kateryna ka dëshmuar se teksa ka dëgjuar të shtënat nga oborri i tyre, e ka thirrur burrin e saj dhe aty e ka parë Shishimarin me armë.

Të ngjashme