Lajme
Rifillojnë fluturimet në Zvicër pas mbylljes së hapësirës ajrore
Demokracia
11:09 | 15 Qershor 2022

Share:

Hapësira ajrore zvicerane ka qenë e mbyllur që nga mëngjesi në të gjitha aeroportet e Zvicrës, mirëpo me intervenimin e shpejtë, ato kanë rifilluar,

Hapësira ajrore zvicerane ka qenë e mbyllur që nga mëngjesi në të gjitha aeroportet e Zvicrës, mirëpo me intervenimin e shpejtë, ato kanë rifilluar, shkruan albinfo.ch.

Fluturimi i parë nga Cyrihu tashmë është nisur drejt Prishtinës, ndërkohë që edhe fluturimet nga Prishtina për në Cyrih priten shpejt të rifillojnë.

Arsyet ishin problemet e IT në kontrollin e trafikut ajror Skyguide.

Sipas kontrollit zviceran të trafikut ajror, të gjitha fluturimet janë gati të realizohen.

Skyguide shpreh keqardhje për incidentin dhe pasojat për klientët, partnerët dhe pasagjerët.

 

LEXO EDHE:

Zvicra mbyll hapësirën e saj ajrore pas defektit kompjuterik

Të ngjashme