Sport
Rifatit e Mehmetit u përfundon masa e arrestit shtëpiak
Demokracia
18:42 | 29 Korrik 2023

Share:

Trajnerit Arbnor Rifati dhe gjyqtarit Daut Mehmeti u është përfunduar masa e arrestit shtëpiak dhe tani do të kërkojnë pafajësinë përmes procedurave të tjera.

Rifati muajin e shkuar u arrestua me pretendimin se ishte i përfshirë në trukimin e ndeshjeve të basketbollit.

Ai u arrestua së bashku me arbitrin Daut Mehmeti, i cili është i suspenduar përjetë nga FIBA.

Si Rifatit, ashtu edhe Mehmetit iu pat caktuar masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë, të cilën tashmë e kanë kryer.

 

Të ngjashme