Lajme
Rifat Latifi nënshkruan një projekt 2 milionësh me komunën e Drenasit, ndërkohë që raportohet për dorëheqjen e tij
Demokracia
16:53 | 06 Tetor 2022

Share:

U raportua se Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje, por kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci lajmëroi se bashkërisht me Latifin kanë nënshkruar “Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për Realizimin e Projektit “Ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas”.

Vlera e këtij projekti që Lladrovci e lajmëroi në Facebook është mbi 2 milionë euro dhe pritet të bëhet realitet brenda as dy vitesh.

“Vlera e investimit është 2.124.015 euro, projekt që pritet të realizohet deri në vitin 2024 dhe në Memorandum janë përcaktuar detyrat e përbashkëta dhe të veçanta për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për komunën tonë”, lajmëroi Lladrovci.

“Cilësia e shërbimeve shëndetësore është e lidhur ngushtë me kushtet që ua ofrojmë profesionistëve shëndetësorë, ambiente dhe material shpenzues, pajisje dhe respekt për punën e tyre shëndetin e qytetarëve tanë, me qëllim të trajtimit sa më të mirë e më cilësor”.

Lladrovci iu falënderua individualisht Latifit.

“Respekt Ministër Latifi për vazhdimin e projektit të planifikuar dhe të aprovuar para disa vitesh. Vërtetë Drenasi dhe qytetarët e komunës tonë kishin nevojë për këtë objekt madhor për shëndetësinë primare!”.

Në ndërkohë Gazeta Shneta ka mësuar se ministri Latifi pasditen e së enjtes i ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti ministrot tek kryeministri kosovar, Albin Kurti.

Raportime për dorëheqjen e tij, dhanë edhe disa media tradicionalisht të afërta me Vetëvendosjen dhe qeverinë Kurti.

Të ngjashme