Lajme
Ridvan Berisha kritikon Kurtin për ikjen e mjekëve
Demokracia
17:54 | 31 Korrik 2022

Share:

Gazetari Ridvan Berisha ka kritikuar Qeverinë Kurti për ikjen e mjekëve nga Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka pyetur se pse Kosovën po e braktisin mjekët e në të njëjtën kohë nuk kemi asnjë lajm ta zëmë që noterët po emigrojnë?

Kjo sipas tij, pasi noterët brenda një dite arkëtojnë mijëra euro, ndërsa mjekët e stafi shëndetësor avokojnë për paga të dinjitetshme, për trajtim respektiv nga shteti.

Postimi i plotë:

Ekonomia e tregut të lirë mbetet e paalternativë për rendin shoqëror demokratik, pëkrakrah të cilës filozofi, padyshim, me të drejt jemi rreshtuar edhe konstitucionalisht. A mund të më thotë ndonjëri, pse Kosovën po e braktisin mjekët e në të njëjtën kohë nuk kemi asnjë lajm ta zëmë që noterët po emigrojnë?!
Përgjigja sipas pikëpamjes time është:
Noterët brenda një dite arkëtojnë mijëra euro ndërsa mjekët e stafi gjegjës shëndetësor avokojnë për paga të dinjitetshme, për trajtim respektiv nga shteti. Në këtë diskriminim nëse mund ta them, ka dorë shteti, përkatësisht qeveritë e kalura.
Albin, ndoshta jetën e ke të siguruar edhe në Norvegji por si kryeministër mendoj se, të takon për të ndërmarrë çdo veprim që mjekët e profesionstë të tjerë të mos e braktisin shtetin!

Të ngjashme