Lajme
Richard Grenell dhe Wolfgang Ischinger përplasen për Kosovën përmes rrjeteve sociale
Demokracia
08:49 | 06 Mars 2021

Share:

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i është kundërpëgjigjur diplomatit gjerman, Wolfgang Ischinger, pasi ky i fundit i tha të mos ndërhyjë në politikat e Kosovës.

Të premten përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Ischinger i reagoi Grenellit, pas deklaratave të tij për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, anti-amerikan, përcjell Demokracia.com.

“Ric, sinqerisht: ndalo përpjekjen për të ndërhyrë. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lërjani Kosovën njerëzve të Kosovës”, ka shkruar Ischinger.

Ndaj kësaj është përgjigjur me një shkrim Grenell, i cili ka thënë se është i gatshëm të krahasojë progestin e tij me atë të Ischingerit.

”Jam gjithashtu i lumtur të krahasoj progresin tim me tuajin çdo ditë”, ka shkruar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1367969887939784705

Vlen të theksohet se Grenell përgjatë ditëve të fundit ka qenë shumë aktiv me reagime lidhur me Albin Kurtin dhe deklaratat e tij për dialog e për Bashkim Kombëtar./Demokracia.com/

Të ngjashme