Lajme
Richard Grenell: Ambasada e Kosovës në Jeruzalem, e madhe, historike dhe e bukur
Demokracia
18:29 | 14 Mars 2021

Share:

Kosova ka hapur sot ambasadën e saj në Jeruzalem dhe për këtë ka pasur reagime të shumta. Reagim pati edhe ish i dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell.

Përmes një publikimi në rrjetin social Twitter, Richard Grenell ka thënë pak fjalë.

“E madhe. Historike. E bukur. Mezi po pres ta shoh personalisht”, ka thënë Grenell, raporton Demokracia.com.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar sot se bazuar në Marrëveshjen e 4 shtatorit të vitit 2020, ku u zyrtarizua njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit, ka hapur zyrtarisht Ambasadën e Kosovës në Izrael, me seli në Jerusalem. /Demokracia.com/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1371130375255195649?s=20

 

Të ngjashme