Arkimed Lushaj – Stresi pak ditë më parë ka konfirmuar ribashkimin me tashmë partneren e tij, Keisin.
Lidhja e tyre ka qenë gjatë e komentuar nëpër media e shtypin rozë, me gjithë uljet e ngritjet.
Megjithatë, ata konfirmuan bashkimin dhe u shfaqën bashkë në një nga klipet e reperit shqiptar.
Ky rikthim ka emocionuar shumë nga të famshmit, të cilët kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, për shembullin e dhënë.
Ka qenë së fundmi modelja Arbenita Ismajli që ka përgëzuar artistin për këtë veprim.
“Një duartrokitje për Stresin u tregua shumë burrë”, ka qenë komenti që ka lënë në një nga postimet e Keisit.
Stresi së fundmi solli “Sa t’kam dasht” duke reflektuar në gjithë historinë e dashurisë së tyre.