Lajme
Rezulton pozitiv me COVID-19, 24-vjeçari nga Elbasani hidhet nga kati i tretë i spitalit
Demokracia
20:00 | 14 Mars 2021

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një i ri 24-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i një prej ndërtesave të spitalit. Mediat në Shqipëri thonë se shkak i këtij akti ishte se ai u konfirmua se është pozitiv me COVIDS-19.

Sipas mediave në Shqipëri, thuhet se shkak për këtë akt u bë marrja e konfirmimit se i riu, 24-vjeçar doli pozitiv për COVID-19.

Ai është hedhur në një nga godinat ku kryhen analizat, ku kishte shkuar bashkë me të atin, shkruan Top Channel.

Mësohet se 24-vjeçari nuk ka qenë i shtruar në spital. Së bashku me babanë e tij ata kanë hyrë në godinën e analizave ku dhe më pas është hedhur.

Vetë babai ka treguar se kishin bërë tampon në një klinike private, ku 24-vjeçari kishte rezultuar pozitiv dhe ishin nisur në spital për analiza të mëtejshme dhe nuk e ka kuptuar se si djali është shkëputur nga ai dhe është hedhur nga kati i tretë i godinës.

Mësohet se gjendja aktuale e të riut nuk është shumë e rëndë, ndërsa po i bëhet skaneri për të verifikuar nëse ka dëmtime në kokë. /Demokracia.com/

Të ngjashme