Sport
Rezultati zyrtar në favor të Ballkanit, Gjilani paralajmëron ankesë ndaj vendimit
Demokracia
21:00 | 06 Prill 2022

Share:

Sport Club Gjilani ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të Komisionit të Garave për ndeshjen kundër Ballkanit.

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës sot mori vendim ta regjistrojë me rezultat zyrtar 0:3 takimin e javës së 27-të mes Gjilanit dhe Ballkanit, raporton Demokracia.com.

Komisioni i Garave mori këtë vendim për ndeshjen e ndërprerë në minutën e 94-të, për shkak të sulmit fizik ndaj portierit të mysafirëve nga tifozët vendas.

Klubi “kuqebardhë” në njoftimin në faqen zyrtare rreth vendimit, njoftoi se pritet të parashtrojë ankesë.

“Ndeshja SC Gjilani – FC Ballkani regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3. Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja e suspenduar në minutën e katërt të lojës shtesë ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3. Sport Club “Gjilani” pritet të parashtrojë ankesë ndaj këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Gjilanit./Demokracia.com/

Të ngjashme