Lajme
Rezultatet preliminare nga DnV: VV fiton 48 për qind, PDK e dyta dhe LDK e treta
Demokracia
23:10 | 14 Shkurt 2021

Share:

Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën sot.

DnV përmes njoftimit për media bëri të ditur se në këto zgjedhje prinë Lëvizja Vetëvendosje me 48.95% të votave të përgjithshme, ndërsa e dyta është PDK-ja me 16.93%.

LDK-ja është e treta me 13.34% ndërkaq AAK-ja 7.45 %.

Ndërkaq, sipas DnV-së, Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

Njoftimi i plotë:

**Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nga jashtë dhe votat me kusht

**Pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që nuk garojnë për vendet e rezervuara

**Margjina e gabimit për rezultatet e secilit subjekt politik është si në vijim:

LVV: 48.95 % (margjina e gabimit: +/- 1.71%)

PDK: 16.93% (margjina e gabimit: +/-1.15%)

LDK: 13.34 % (margjina e gabimit, +/- 0.7%)

AAK: 7.45% (margjina e gabimit +/-0.88%)

Lista Serbe: 4.64% (margjina e gabimit +/- 1.65%)

NISMA: 2.5% (margjina e gabimit+/-0.43%)

Të tjerat: 6.19%. /Demokracia.com/

? ??? ???????? ?????????? ??????????? ??̈? ????????? ? ??????????? ??̈? ???????? ? ??????̈? ??

**Në rezultatet…

Posted by Demokracia në Veprim on Sunday, February 14, 2021

Të ngjashme