Sport
Rezultatet pozitive në shtator pritet ta ngritin Kosovën dhe Shqipërinë në renditjen e FIFA-s
Demokracia
11:44 | 11 Shtator 2021

Share:

Ndeshjet e shtatorit kanë përfunduar dhe tani është momenti i llogarive. FIFA pritet që nesër të nxjerrë renditjen zyrtare për përballjeve të luajtura së fundmi, ku priten ndryshime në listë, shkruan Demokracia.com.

Shqipëria ka lënë pas një fazë me nota pozitive, ku ka marrë 2 fitore nga 3 të mundshme. Rezultatet e marra me Hungarinë dhe San Marinon i rrisin kuqezinjtë me 3 pozicione në tabelë dhe nga vendi i 69 do të shkojnë në të 66-in.

Edhe Kosova pritet të lëvizë pozitivisht pasi në tri ndeshje mori katër pikë, një fitore një barazim dhe një humbje. Kosova e mposhti Gjeorgjinë, barazoi me Greqinë dhe humbi nga Spanja.

Gjithsesi, nesër gjithçka do të bëhet zyrtare dhe mbetet të shihet pozicioni i ri i dy kombëtareve tona. /Demokracia.com

Të ngjashme