Lajme
Rezultatet përfundimtare| Shaip Kamberi do të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë
Demokracia
13:51 | 05 Korrik 2022

Share:

Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 3 prill të këtij viti. Kësisoj, sipas rezultateve, pjesë e Kuvendit të Serbisë nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të jetë Shaip Kamberi.

Sipas Danas, Kamberi do të jetë përfaqësuesi i vetëm nga komuniteti i shqiptarëve.

Kamberi është zgjedhur deputet pasi janë përsëritur zgjedhjet për të pestën herë, periudha paraprake për të cilat përfaqësuesi shqiptar në Kuvendin serb ka pretenduar se ka pasur shkelje.

Siç raporton mediumi, partia e Vuçiqit do të ketë 120 deputetë.

Afati për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë është 4 gushti, pas së cilës përfundon afati 90-ditor për konstituimin e qeverisë së re.

Të ngjashme