Gjashtë ndeshje interesante janë zhvilluar sot në kuadër të Ligës së Parë në futbollin kosovar.
Kryendeshja e javës së 20-të në grupin A mes Malishevës dhe Dukagjinit është mbyllur pa gola 0:0, shkruan Demokracia.com.
Ndërkaq, Istogu i Nazmi Ramës mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 0:2.
Në grupin B, u zhvilluan tri ndeshje, ku në atë kryesoren, Dardana mposhti KEK-un me rezultat 3:0.
Rezultatet e plota të javës së 20-të:
Grupi A
Trepça – A&N 5-3
Vëllaznimi – Istogu 0-2
Malisheva – Dukagjini 0-0
Grupi B
Dardana – KEK-u 3-0
Vllaznia Pozheran – Ferizaj 1-0
Kika – 2 Korriku 0-3
Ulpiana – Vitia (shtyhet për ditën e hëne). /Demokracia.com