Lajme
Rezultate inkurajuese të vaksinës Janssen
Demokracia
16:00 | 29 Janar 2021

Share:

Një dozë e vaksinës kundër Covid-19 të zhvilluar nga Janssen është 66 për qind efikase.

Ky lajm është bërë i ditur në Britaninë e Madhe dhe është mirëpritur nga kryeministri britanik Boris Johnson, raportojnë mediat ndërkombëtare dhe përcjell Demokracia.com.

“Është shumë inkurajuese që testet e para të vaksinës së zhvilluar nga Janssen tregojë se vaksina është efikase kundër koronavirusit”, është shprehur Kryeministri Johnson.

Për dallim nga disa vaksina tjera, vaksina e Janssen mund të mbahet në temperaturë të zakonshme të frigoriferit. Për më tepër ka efikasitet prej 66 për qind që merret nga vetëm një dozë e vaksinës. Këto e bëjnë vaksinën më të lehtë për t’u shpërndarë dhe administruar. /Demokracia.com

Të ngjashme