Sport
Rezultat befasues në miqësore, ekipi nga Liga e Parë e deklason Llapin në Podujevë
Demokracia
16:15 | 25 Shtator 2022

Share:

Në fazën e ndeshjeve të kombëtareve në Ligën e Kombeve, ekipet kosovare të futbollit kanë aranzhuar ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve dyjavore.

Llapi ka pësuar humbje të thellë 1:4 në shtëpi nga Fushë Kosova, ekipi që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Rilind Haziraj me dy gola, Edison Neziri e Dorent Hajdari me nga një gol ishin realizatorët e “Pampurave”. Për Llapin golin e vetëm e realizoi Drilon Fazliu.

Ndeshja mes Llapit dhe Fushë Kosovës u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë./Demokracia.com/

Të ngjashme