Lajme
“Rezolutë e hiçit, për hiçin te hiçi”, Konjufca – Lekajt: A bën pak pauzë Pal, se na vyen një reflektim për këtë
Demokracia
19:39 | 21 Korrik 2022

Share:

Në seancën e sotme, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se rezoluta për adresimin e rritjes së çmimeve e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje është një rezolutë e hiçit, për hiçin, te hiçi.

Me këtë deklaratë të Lekajt, ironizoi kryekuvendari Glauk Konjufca, ku duke qeshur kërkon pauzë gjoja për reflektimin e deklaratës së deputetit të AAK-së.

“Më bëri shumë përshtypje propozimi i rezolutës nga VV sepse sikur të ishin në opozitë e kisha arsyetuar por të qenit në pozitë e të propozonit një rezolutë e del këtu ministrja thotë e falënderoj kryetaren e VV-së grupin parlamentar që na ka ofruar një rezolutë të tillë. Ku ka ndodh kjo? Po ju pyes Mimoza Kusari Lila çka doni me arrit me këtë rezolutë. Kjo rezolutë është e hiqit për hiqin te hiqi”

Konjufca ia ndërprenë fjalën duke thënë: “A bën pak pauzë sepse na vyn një reflektim për këtë”.

Ndërsa Lekaj vazhdon duke thënë se më këso lloj rezolutash po mundohen që t’ua mjegullojnë mendjen qytetarëve të Kosovës.

“Më besoni dhe ajo që mund të them se qytetari jonë është në krizë të thellë elektrike, atij për çdo ditë po i përkeqësohet gjendja, atij për çdo ditë po i bjen në mëndmë leshu këtë Kosovë, e pse e bënë? Për keqqeverisjen tuaj. Mendoni që ju me këto rezoluta mund të krijoni mjegulla  e me kamuflu me diçka tjetër, është me ju ardh keq”, tha Lekaj.

Të ngjashme