Lajme
Rezoluta për Policinë, Zemaj: E presim pozitën deri t’i thërret ndërgjegjja për të marrë pjesë në votim
Demokracia
11:58 | 12 Tetor 2023

Share:

LDK e ka quajtur të papranueshme mospjesëmarrjen e deputetëve të pozitës në seancën ku pritet shqyrtimi i propozim-rezolutës për mbështetje ndaj Policisë së Kosovës.

Deputeti i kësaj partie Armend Zemaj ka propozuar që të diskutohet për këtë temë dhe t’i presin deputetët e pozitës që kurdo që të jenë të gatshëm të vijnë në seancë për votim.

“Përtej asaj që i japim përkrahje kësaj Rezolute duhet të përdorim edhe mekanizma të tjerë ligjor, duke kërkuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Policinë e Kosovës dhe të fillojë të bëhet edhe pjesë obligative e kësaj Rezolute pra të plotësohet. Poashtu edhe Ligji i Pagave nëse nuk kanë ndonjë vendim të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese, atëherë propozojë që debati të zhvillohet, deputetët ta thonë fjalën e tyre dhe për vendimmarrje ne do t’i presim kudo dhe kurdo që shumica parlamentare e thërret ndërgjegjja që të jetë jo vetëm me fjalë boshe dhe retorika ashtu siç po e shohim, por të jetë edhe me votë kundër ashtu siç është dëshmuar javën e kaluar”, ka thënë Zemaj.

Të ngjashme