ShowBiz
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha pas 17 vitesh martohen në një ceremoni private
Demokracia
16:29 | 13 Korrik 2021

Share:

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha mbrëmjen e djeshme kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre 17-vjeçare.

Çifti kanë bashkë një vajzë, Herën, por vendosën vetëm tani për një ceremoni private ku mblodhën të afërmit dhe miqtë e ngushtë.

Rezarta e dha lajmin pak ditë më parë, duke zbuluar se data e madhe do të ishte 12 korriku i këtij viti.

Ceremonia është mbajtur dje dhe këngëtarja ka ndarë disa momente në profilin e saj në Instagram.

No description available.

No description available.

Të ngjashme