Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj i ka siguruar tri pikë ekipit të tij, Sivasspor, me golin e vetëm në ndeshjen ndaj Istanbulsporit.
Sivasspor ka fituar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Istanbulsporit, në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Turqisë.
Goli i vetëm në këtë fitore u shënua nga sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, në minutën e 86-të.
Manaj mori një top të gjatë dhe pasi hyri në zonë u tregua ‘vrasës’ duke mposhtur portierin me një goditje të fortë për 1-0.
Ky ishte goli i gjashtë i Manajt deri tani në 15 ndeshje të luajtura këtë sezon në Superligën e Turqisë, ndërsa ka shtuar edhe tri gola në Kupë.