Lajme
Rexhepi: Do ta votoj Qeverinë Kurti dhe Osmanin presidente
Demokracia
13:18 | 16 Mars 2021

Share:

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike në Kosovë, Emilija Rexhipi e cila e përfaqëson komunitetin boshnjak, tregoi se do ta përkrah formimin e qeverisë Kurti dhe Vjosa Osmanin presidente.

Pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, Emilija Rexhepi deklaroi nuk ka pasur ndonjë kërkesë dhe se do ta përkrah formimin e qeverisë dhe Vjosa Osmanin për presidente, shkruan Demorkacia.com

“Siç kemi përkrahur Qeverinë Kurti i përkrahim edhe qeverinë 2. Votojmë edhe Qeverinë edhe për President znj . Vjosa Osmani … Ne kemi bërë marrëveshje para një viti dhe vazhdojmë sipas interesave të komunitetit boshnjak ” , tha Rexhepi.

Kujtojmë se seanca për konstituimi e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën me 22 mars./Demokracia.com/

Të ngjashme