Lajme
Rexhep Selimi mbushi 51 vjet, Albin Kurti as sot nuk e tha asnjë fjalë
Demokracia
20:10 | 15 Mars 2022

Share:

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherë një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili aktualisht gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, sot e ka ditëlindjen.

Selimi sot ka mbushur 51 vjet, shkruan Demokracia.com.

Ai u urua nga shumë figura të politikës kosovare, por jo edhe nga kreu i LVV-së, Albin Kurti, tash kryeministër i Kosovës.

Selimit ditëlindjen ia uroi publikisht bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi, e cila është deputete në Kuvendin e Kosovës.

“Urime Rexhë”, shkroi ajo, duke e postuar një fotografi të tij i veshur me uniformën e UÇK-së.

Ditëlindjen e Rexhep Selimit nuk e harroi as deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

“Urime ditëlindjen Rexhep Selimi!”, ka shkruar sot Musliu.

Ajo urimin e ka shoqëruar edhe me një fotografi bashkë me të në një nga mbledhjet e një komisioni të Kuvendit.

Pa e uruar nuk e la as miku i tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

“Urime ditëlindjen Rexhë! Shpresoj që ditëlindjen tjetër ta festosh në Kosovë, me familjarë e miq!”, ka shkruar Haradinaj.

Megjithatë, po vazhdon ende të mungojë urimi i kryeministrit Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme