Lajme
Rexhep Selimi angazhon një avokate të re shqiptare
Demokracia
22:34 | 07 Korrik 2022

Share:

Nga dje, edhe një avokate e re i është shtuar mbrojtjes së Rexhep Selimit në Hagë.

Për dallim nga të tjerët, avokatja në fjalë është shqiptare.

Bëhet fjalë për Rudina Jasinin, e cila me pëlqimin e kryeavokatit të Selimit, David Young, është caktuar në ekipin mbrojtës të “10-shit” të UÇK-së.

Rudina Jasini është avokate dhe studiuese e specializuar në të drejtën penale ndërkombëtare dhe të ligjit për të drejtat e njeriut.

 

Të ngjashme